Zvicra ka parandaluar shitjet e Volkswagenit me naftë të cilat mund të jenë të implikuara në skandalin e mashtrimit të ndotjes së ambjentit.

Rreth 180 mijë mikina nuk do të shiten por do t’i nënshtrohen testeve intesive menjëherë pasi gjigandët gjermanë mashtruan autoritetet e mjedisit në SHBA.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë i tha BBC-së se së bashku me kompaninë gjermane të automobilave nën hetim është edhe ish-shefi ekzekutiv Martin Winterkorn.
 
Autoritetet zviceriane pohuan se automjetet me motor 1.2, 1.6 dhe 2.0 naftë përfshirë tipet Volkswagen, Audi, Seat dhe Skoda do të ndalohen të shiten duke iu nënshtruar testeve më të sofistikuara. Ndalimi nuk do të bëhet për automjetet te cilat janë shitur dhe janë në qarkullim. 
 
Ndërkohë dy ditë pas dorëheqjes së shefit ekzekutiv Martin Winterkorn dje gjatë mbledhjes së bordit në këtë këtë post u emërua Matthias Mueller.
 
Pas emërimit të tij, Mueller tha se priotiteti kryesor është rikthimi i reputacionit të kompanisë.
 
"Detyra ime më urgjente është për të fituar përsëri besimin për Grupin Volkswagen. Nuk do të le gur pa luajtur me transparencë maksimale, si edhe duke tërhequr konkluzionet e duhura nga situata aktuale me të cilënë ndodhemi" – u shpreh shefi i ri ekzekutiv Mueller.
 
Autoritetet zvicerane kanë vendosur një grup pune të posaçëm për të hetuar plotësisht këtë çështje.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)