Zvicra ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Qipros, me rezultatin minimal 1:0, në kuadër të eleminatoreve për Kampionatin botëror Brazil 2014.

Helvekët fitoren e ka siguruar në minutën e 90-të me golin e Seferovicit duke shpëtuar në fije të perit. Pas një pasimi nga Xherdan Shaqiri, Seferovicit dhe nuk e pati të vështirë ta dërrgoj topin në rrjetë. Me këtë fitore Zvicra kalon në kuotën e 14-pikëve, katër më shumë sesa Shqipëria që gjendet e dyta.

Me këtë fitore, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në 'Brazili 2014'. Në këtë takim nga minuta e parë kanë luajtur Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami.

Zvicra është pothuajse e kualifikuar, pasi kundërshtarin më të fortë të momentit ka Shqipërinë në vendin e dytë, e cila sipas gjasave nuk ka mundësi reale që ta konkurrojë duke i hapur rrugë për në Brazil automatikisht.


d.b/shqiptarja.com