Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë

Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë

Foto Ilustruese

Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë që nga fillimi i pushtimit të saj në vitin 2022, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.

Sipas mediave të huaja, ajo tha në një konferencë shtypi në Davos se shifra përfshinte sulme ndaj më shumë se 800 nënstacioneve të energjisë elektrike, shpërndarjes dhe linjave të energjisë, më shumë se 250 goditje në objektet e prodhimit të energjisë dhe më shumë se 30 në objektet e gazit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, thotë se gjatë periudhës 2022-2023, rreth gjysma e kapacitetit të prodhimit të energjisë në Ukrainë u pushtua nga forcat ruse, u shkatërrua ose u dëmtua.

Për shkak të këtyre sulmeve ruse në infrastrukturën energjitike të Ukrainës, vendi ka kaluar gjatë këtyre viteve dimra ‘të egër’, që e kanë shtuar më tej vështirësinë te popullsia civile.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset

Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset