Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë

Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë

Albin Kurti

Dita e dytë në Davos e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nisi me një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Përmes një komunikate për media Kurti tha se  do ta nënshkruajnë marrëveshjen me Shoqatën Evropiane te Tregtisë së Lirë. “Sot do të kemi nënshkrimin e marrëveshjes për EFTA e cila është një arritje e madhe.

"Ne kemi patur rritje të konsiderueshme në katër vitet e fundit, 6 për qind të Prodhimit të Brendshëm, duke mos shkuar asnjëherë poshtë 4 për qind. Ne duam të vazhdojmë të rritemi por eksportet janë shumë të rëndësishme dhe eksporti i të mirave dhe shërbimeve është i përfshirë tashmë në EFTA”, u shpreh kryeministri Albin Kurti në fillim të takimit.

Kurti e falënderoi shtetin e Norvegjisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës e veçanërisht në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare e rrugëtimin në procesin e integrimit evropian. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?

Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?