Zëvendës ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari ka deklaruar se Shqipëria është lidere në rajon sa i përket eksportit të frutave dhe perimeve.
I ftuar në ‘Studio Live’ moderuar nga Arbër Hitaj në Report TV, Jaupllari tha se nuk ishte e vërtetë që Serbia dhe Maqedonia e Veriut eksportonin më shumë ndaj Shqipërisë sesa e anasjellta. Mes të tjerash, ai përmendi edhe disa prej prodhimeve kryesore që eksportohen drejt vendeve të rajonit.
“Qëllimi kryesor është që eksportet që tashmë janë në 500 milionë dollarë, deri në vitin 2030 të shkojnë deri në 1 miliardë dollarë. Ne jemi sot lider në eskprtin e perimeve dhe frutave në rajon. Nuk qëndron se Maqedonia e Veriut dhe Serbia eksportojnë më shumë ndaj nesh. Të ballafaqohemi me faktet.
Tek produktet bujqësore ne jemi lider në Ballkan. Ne eksportojmë më shumë tek ata dhe jo ata tek ne. Kulturat kryesore që eksportojmë janë, domatja, speci, kastraveci, kastraveci i vogël që përdoret më shumë për turshi, qepa, patatja, ulliri. Sivjet pothuajse 80% e mollës në Korçë është shitur. Kjo ka ardhur si pasojë e përmirësimit të kultivimit të mollave, sot është molla fuxhi që po çan tregjet. Sepse bujqësia shqiptare është orientuar drejt tregut tashmë”-u shpreh Jaupllari.
Sa i përket, paralajmërimit të kryeministrit, Edi Rama për fermerët të cilët nuk e punojnë tokën, zëvendës ministri u shpreh se kjo politikë nuk do të ishte agresive, por do të synohej nxitja e banorëve për punimin e tokës.
"Skema do jetë e njëjtë siç ka qenë, por do drejtohemi më tepër tek formalizimi. Të gjithë fermerët që duan të aplikojnë duhet ta kenë të formalizuar tokën, të kenë kontrata të sakta. Ky është qëllimi, të subvencionojmë tokën e punueshme. Prandaj është marrë vendimi për një ligj të veçantë që do miratohet së shpejti.Nuk do ketë taksa fare, por toka duhet të punohet. Nëse dikush nuk e punon, për të ka sanksione të ligjit. Por ky nuk do jetë një ligj për ta trembur fermerin, por për të ndryshuar kulturën punimit të tokës. Jemi në fazën e konsultimit të ligjit. Nuk do jetë aq agresive si nismë, por qëllimi është që të nxiten të punojnë tokën”-tha zëvendës ministri.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
17.2%
-
Gafë
77.6%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin
8 Janar, 18:22
-
Akuzat se Majko u përgjua për pazare elektorale/ Meçe: 3 faktet që hedhin poshtë pretendimet e Berishës, përgjimi nuk ekziston
8 Janar, 18:17
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Bujqësia e nis vitin në rënie! Ekspertët: Duhet bankë shtetërore për fondet dhe kreditë për sektorin
7 Janar, 15:52
-
Ngjela në ‘Studio Live’: Saliu duhet të ikë nga PD, po e mban peng, kujton se është ende më 1990! SPAK-un e drejton SHBA, a bëhen revolta kundër drejtësisë?
6 Janar, 19:04
-
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
6 Janar, 17:54
-
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
3 Janar, 11:43
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin
30 Dhjetor 2024, 20:10
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës
30 Dhjetor 2024, 18:02
-
‘Çfarë po hamë?!’ Siguria ushqimore, Tabaku akuzon: Produktet tona mrekulli, por pesticidi po i shkatërron, socialistët burim i varfërisë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:00
/Kush nuk e punon, do te sanksionohet,nuk do te jete aq agresiv,por qellim ka nxitjen e punimit te tokes/.-Kodra mbas bregut ke folur o z.zev/minister.Si mund te jete dhe /i bute/ dhe /sanksionues/ ne te njejten kohe vetem ju e dini?!
Përgjigju