Zv.ministrja Fino: Mbështesim anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO! Negociatat? Shqipëria gati, problemi vetëm çështje e brendshme e BE

TIRANË- Shqipëria mbështet kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për tu bërë pjesë e NATO-s. Zëvendësministrja e Jashtme Megi Fino tha në Report Tv se vendi ynë do të bëjë çmos për të çuar përpara procedurat e anëtarësimit.

“Mbështesim kërkesën tyre për anëtarësim. Mendojmë se do jetë një gjë pozitive do forcojë aleancën e NATO-s. Janë procedura që duhen ndjekur, ne do bëjmë punë tonë për ta shtyrë përpara dhe për t’i mbështetur”, tha Megi Fino në Report Tv.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, zv.ministrja u ndal edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ku theksoi se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha detyrat, por ka mbetur peng i ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nëse në qershor nuk do caktohet data për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Fino tha se do rishikojnë pozicionin e Shqipërisë.

“Vazhdojmë të jemi optimistë, është thënë disa herë që shqip i ka përmbushur detyrimet e saj ka katër vjet që presim të hapen negociata dhe të ulemi në konferencën e parë ndërqeveritare. Është shtyrë për shkak të një çështje të pazgjidhur mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, po bëhen përpjekje për ta zgjidhur, fatkeqësisht jemi peng i këtij ngërçi. Vendet e BE e kanë thënë që ne i kemi plotësuar kushtet dhe pritet të zgjidhet. Shpresojmë shumë që kjo të bëhet gjatë presidencës franceze. Nëse do vazhdojë, do rishkojmë pozicion tonë nëse mund të ketë një ndarje, por nuk varet nga ne është një diskutim i gjerë me institucionet e BE”, u shpreh zv.ministrja e Jashtme.

Sa i përket Forumit të Nismës Adriatiko-Joniane, Fino tha se është hera parë që Shqipëria merre presidencën, ndonëse ka qenë një ndër vendet themeluese. Ajo bëri me dije se stafeta e presidencës për vitin tjetër i ka kaluar Bosnje-Hercegovinës.

"Ka nisur ditën e hënë dhe kanë qenë tre ditë intensive, por edhe sesione me mediat shoqërinë civile. Shqipëria ka qenë një nga anëtarët themeluese të nismës Adriatiko-Joniane, është hera e parë që marrim presidencën. Ne ia lamë stafetën Bosnje-Hercegovinës. EUSAIR, përfshin 10 vende, të BE dhe Ballkanit Perëndimor, kjo është një nga karakteristikat pasi ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë mes nesh, shkëmbim eksperiencash. Prioritet tona kanë qenë rinia, turizmi", vijoi ajo. 

Në Forumin e  EUSAIR që u zhvillua në datat 16-18 maj morën pjesë delegacionet nga 10 vendet anëtare, si dhe 500 përfaqësues nga Komisioni Evropian, Dhomat e Tregtisë, shoqëria civile, organizata rinore, etj. Rezultatet konkrete gjatë Presidencës shqiptare u arritën nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të përcaktuara në kalendarin e Presidencës, të cilat përfshijnë organizimin e konferencave, panaireve, tryezave të rrumbullakëta, si dhe takimeve në kuadër të sektorëve të mbështetur nga Strategjia EUSAIR, aktivitete të cilat përfshinë Parlamentet e rajonit, rininë, universitetet, dhomat e tregtisë, shoqëria civile, etj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Degradim: 18/05/2022 20:01

    Ore cfar shteti jemi ne mor, por cfar paskemi qene more! Po si vetem kalamajt e biznesmeneve dhe pseudopolitikaneve do te behen me poste publike. Po mire more a na thot nje njeri kontributin e kesaj vajze, a na thot njeri cv ose wksperiencen profesionale. Ore mund te jesh nje njeri i shkelqyer me dhunti e inteligjenc mbreselense por pa pakut eksperiencen e maturimin keto vende kur nuk do te jene efikase. Po zv minister i jashtem duhet minimumi i kriterit 20 vjet pervoj dipllomatike per nje shtet normal mor qe ju mart lumi. Mjerrim absolut, meritokraci zero, degratim total.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja