TIRANE- Zyra e Emigracionit në Tiranë deklaron se po studion kërkesën për leje qëndrimi të menjëhershëm për ish- ministrin peruan Augusto Blacker Miller. Sipas prokurorit të Anti- i Anti-korrupsionit në Peru, Arbizu, Miller është arrestuar dhe më pas liruar nga policia shqiptare.

Madje për një radio vendase prokurori theksoi se Interpoli (Organizata nderkombetare e policise Kriminale) ka informuar mbi arrestimin e tij, e më pas dhe për lirimin, po jo për shkaqet e lirimit e tij.

Nga ana e saj policia e shtetit shqiptar ka mohuar arrestimin, jo vetëm kaq, por ka shtuar dhe se nuk ka pasur një urdhërarrest ndërkombëtar ndaj shtetasit peruan Augusto Blacker Miller.

Burime nga Zyra e Emigracionit në Tiranë bënë të ditur për Shqiptarja.com se po studiohet kërkesa për leje qëndrimi të përhershëm për Miller. Ndërkohë që për të është dhënë leje qëndrimi e përkohshme, pas aplikimit që ky i fundit kishte bërë 2-3 javë më parë.

Julio Arbizu, në një deklaratë për mediat peruane, tha se do t’i drejtohet Ministrisë së Jashtme Shqiptare për të kërkuar një pakt për ekstradimin e Augusto Blacker Miller, ish-ministrit të Jashtëm në vendin e tij, i akuzuar për grusht shteti në vitin 1992. Sipas tij, ky proces do të bëhet pasi Peruja nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Arbizu tha se shteti i tij do ta bëjë këtë kërkesë, pasi të marrë informacione zyrtare nga Interpol Lima se përse Blacker Miller është lënë i lirë, pas arrestimit të tij nga Policia e Tiranës.

Ish-ministri i jashtëm i Perusë Manuel Augusto Blacker Miller rezulton të ketë blerë për afro 80 mijë euro paketën kontrolluese të aksioneve (80%) në kompaninë “Apollonia Investments” që duhet të ndërtojë inçeneratorin e Fierit në shtator të vitit të kaluar nga Giampaolo Azzola, shtetas italian, ndërkohë që 10% i mban subjekti Italian Business Sport.

Ortak në shoqërinë e ish-ministrit është edhe italiani Alberto Paladini. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, në emër të tij ka kryer veprimet administratori i kompanisë "Apollonia Investments" Xhevahir Hoxha, i cili rezulton me të njejtën detyrë edhe tek kompania Sabah shpk.

Objekti i kompanisë së Millerit deklarohet shumë i gjerë, por bie në sy importi dhe përpunimi i plehrave dhe pjesëmarrja në sektorin energjetik të vendit.

(Redaksia onile)

(sg/shqiptarja.com)