Ministria e Brendshme njofton se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta identiteti, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 19 Janar 2019, deri në trajtimin e qytetarit të fundit në sportel.
Në kuadër të masave për të përballuar fluksin, Njësia 1 dhe 2 në Tiranë, nuk do të aplikojnë më pranë njësive të tjera, por është hapur zyrë e re aplikimi pranë Njësisë nr. 2.
Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin.