Zyrat e MUP-së serbe në veri mund
të kenë ndërruar vetëm lokacionet
Mbyllja e 11 zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) në të gjithë territorin e Mitrovicës veriore, mbetet ende e pasigurtë.
MITROVICE - Mbyllja e 11 zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) në të gjithë territorin e Mitrovicës veriore, mbetet ende e pasigurtë.
Informatat për mbylljen e stacioneve të MUP-it në veri janë përshëndetur në Mitrovicë, mirëpo dyshohet se këto struktura mund t’i kenë ndërruar vetëm lokacionet.
Zyrtarët komunalë të Mitrovicës e kanë mirëpritur lajmin për mbylljen e stacioneve të MUP-it në veri, por kanë kërkuar që të verifikohen mirë këta hapa.
Për këtë çështje u diskutua sot në takimin e Komitetit lokal për siguri publike, ku drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se organet e rendit duhet të hetojnë dyshimet e qytetarëve shqiptarë të veriut se MUP-it vetëm mund t’i ketë ndërruar lokacionet.
”Nëpërmes medieve kemi dëgjuar se janë mbyllur të gjitha zyrat e MUP-it që kanë funksionuar në pjesën veriore, si duket ata zyrat i kanë mbyllur miro i kanë ndërruar lokacionin, duhet të kemi shumë kujdes meqë sipas disa informacioneve te pjesës veriore thuhet se ata tani janë duke funksionuar nëpër shtëpi private”, theksoi ai, informon RTK.
Ndryshe drejtuesit e Komunës së Mitrovicës vlerësuan, se java e fundit në veri është përshkuar me disa incidente, të cilat e kanë mbajtur situatën të tensionuar. Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, u fokusua pikërisht në çështjen e rindërtimit.
”I kemi njoftuar KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in se punët duhet të vazhdojë për faktin se njerëzit më nuk mund të qëndrojnë dhe komuna nuk ka mundësi tu gjej zgjidhje tjetër, dhe nuk ka kursyer të kërkohet zgjidhje tjetër kur njerëzit i kanë pronat atyre. Kërkojmë që të pengohen këta ekstremist dhe të krijohet siguri për të vazhduar punët”, tha ai.
Zyrtarët komunalë kërkuan nga strukturat e sigurisë që të marrin masa për të krijuar një ambient të qetë, në mënyrë që të gjithë të mund të kthehen në pronat e tyre.
Në 19 qershor, burimet zyrtare qeveritare kosovare bënin të ditur se në Bruksel në raundin e katërt të bisedimeve teknike për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, fillimisht në fushën e sigurisë pala serbe ka dorëzuar listën e stacioneve të policisë se ku janë të vendosura policia ilegale. Pas mbylljes së lokacionit në Leposaviç u premtua se do të vazhdohet me mbylljet e tjera.
(sg/rtk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4234
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15