TIRANE- Tre zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor i kanë marrë një qytetari shumën prej 470 mijë lekë të vjetra, me qëllim targimin e automjetit të tij. Altin Shehu, Marash Dema dhe Feride Kateshi, janë vënë nën akuzë nga njësia hetimore Task-Forcë për akuzën e korrupsionit, pasi në këmbim të shumës së parave ata kryenin targimin e automjeteve në mënyrë të palishme. Në kallëzimin e paraqitur nga shtetasi me inicialet A.K parashtrohet fakti se një shtetase të cilën ai e identifikon me emrin “Feride” i ka kërkuar 52.000 lek, me qëllim paisjen me targa të reja të automjetit si dhe paisjen me një  leje qarkullimi të re, në të cilën të shënohet se makina ka xhama të zinj.