ZYRTARE/ 136 ditë te Sevilla, Isco i jep lamtumirën skuadrës së La Liga-s

ZYRTARE/ 136 ditë te Sevilla, Isco i jep lamtumirën skuadrës së La Liga-s

Francisco Roman Alcorcon Suarez (Isco)

Francisco Roman Alcorcon Suarez (Isco) nuk është më pjesë e Sevilla. Pas 136 ditësh te klubi i ri, Isco ka gjetur akordin dhe është larguar nga skuadra ku kishte kontratë deri në 2024. 30-vjeçari tanimë është në kërkim të një ekipi të ri, me fantazistin që ka qenë pjesë e Valencia B teksa ra në sy te Malaga. Prej 2011 dhe deri në verën që lamë pas, Isco ishte pjesë e Real Madrid.

Njoftimi i Sevilla-s:

Sevilla FC ka arritur një marrëveshje me  Isco Alarcón  për të ndërprerë kontratën e tij. Mesfushori iu bashkua klubit verën e kaluar si i lirë pas periudhës së tij në Real Madrid. Isco  bëri 19 paraqitje për Sevilla FC, 12 në La Liga Santander, gjashtë në UEFA Champions League dhe një në Copa del Rey. Goli i tij i vetëm erdhi kundër FC Copenhagen, ndërsa ai shënoi edhe tre asistime. Klubi dëshiron t'i  urojë Isco -s  shumë fat për të ardhmen.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror