Zyrtare/ Arne Slot trajneri i ri i Liverpool, të kuqtë paguajnë 9 milionë euro në Holandë

Zyrtare/ Arne Slot trajneri i ri i Liverpool, të kuqtë paguajnë 9 milionë euro në Holandë

Arne Slot

Liverpool ka konfirmuar emërimin e Arne Slot si trajner kryesor 24 orë pasi Jurgen Klopp i dha lamtumirën klubit nga Anfield.

Liverpool ka pasur një marrëveshje me ish-trajnerin e Feyenoord për më shumë se tre javë, por dëshironte të shtynte njoftimin zyrtar deri pas largimit të Klopp. Slot është shpallur si trajner dhe jo menaxher, teksa ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare.

Ai do të fillojë zyrtarisht punë më 1 qershor, me një leje pune, por ka nisur përgatitjet duke e afruar stërvitjen parasezonale të Liverpool me një javë. 45-vjeçari kishte edhe dy vjet të mbetura në marrëveshjen me Feyenoord, të cilët kanë marrë 9 milionë euro (7.7 milionë £) plus 2 milionë euro shtesë si kompensim për ta lënë trajnerin e lirë.

“Sigurisht që nuk është një vendim i lehtë të mbyllësh derën në një klub ku ke përjetuar kaq shumë momente të mrekullueshme dhe ke punuar me sukses me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm. Por si sportist, një mundësi për t’u bërë trajner në Premier League, në një nga klubet më të mëdha në botë, është e vështirë të injorohet. I jam mirënjohës Feyenoord për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në këtë tranzicion”, tha Slot.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja