Arsenali ka zyrtarizuar këtë të shtunë firmën me Bruno Guimaraes nga Newcastle në një marrëveshje që i ka kushtuar 'Topçinjve' rreth 88 milionë euro. Braziliani 28-vjeçar ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me mundësi zgjatjeje për një sezon tjetër, pasi Arsenali dhe Newcastle arritën një marrëveshje pas negociatave të gjata.
"Jemi të kënaqur të njoftojmë se lojtari brazilian Bruno Guimaraes është bashkuar me ne nga Newcastle United me një kontratë afatgjatë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Mesfushori qëndror ka spikatur sezonet e fundit në Premier League, ndërsa u shprehet mirënjohës për përvojën me Newcastle.
"Ky ishte një nga vendimet më të vështira të jetës sime. Kur arrita, Newcastle ishte në një pozicion sfidues dhe jam jashtëzakonisht krenar për atë që arritëm së bashku ”, tha Guimaraes në një deklaratë emocionale.
Sezonin e kaluar, Guimaraes ishte kapiten i Newcastle dhe bëri 41 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë shtatë asistime. Ai ishte pjesë e Brazilit në Kupën e Botës 2026.
Bruno Guimaraes





Komente
Komento