Në Superligë me AF Elbasanin nuk gjeti hapësira për shkak të burokracive, por 20-vjeçari Malik Odeyinka prej ditës së enjte ka nisur ëndrrën amerikane, duke u huazuar për një sezon me të drejtë blerje në klubin e New York Red BullsSHBA. Lajmin e bën me dije klubi i AF Elbasanit.

"AF Elbasani ka arritur marrëveshjen me Neë York Red Bulls për huazimin e Malik Odeyinka për 1 sezon me të drejtë blerje. Talenti nigerian do të aktivizohet me New York Red Bulls II në Major League Soccer Next Pro", bën me dije klubi verdheblu.

Para se të vinte për herë të parë në Shqipëri, Odeyinka ka luajtur në Armeni dhe Rusi. Kryesuesit e kampionatit shqiptar e afruan si një element për të ardhmen, por nigeriani nuk mundi të zbresë asnjëherë në fushë me fanellën verdheblu. Nëse klubi amerikan do të bindet për vlerat e sulmuesit, ka të drejtën e blerjes së kartonit nga AF Elbasani.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Maj, 08:35

    Gjykata e Lartë frenon Prokuroritë dhe Gjykatat për arrestin me burg, si e vlerësoni?