Zyrtare, Bajerni shkarkon Carlo
Ancelotin pas humbjes me PSG

Zyrtare, Bajerni shkarkon Carlo<br />Ancelotin pas humbjes me PSG
Drejtuesit e bordit të Bajernit të Mynihut do të diskutojnë nëse trajneri  Carlo Anceloti, do vazhdojë të drejtojë skuadrën e bavarezëve edhe për këtë sezon  apo do të merren vendime të tjera, por lajmi aspak i kendshëm ka ndodhur dhe aventura e Ancelotit ka përfunduar këtu.
Drejtuesit e klubit kanë shkarkuar Ancelotin dhe nuk do të jetë më timonieri i Bajernit.
 
Shtypi gjerman dhe gazetarët i kanë drejtuar pyetje, ku meraku më i madh i tyre ka qenë padiskutim nëse Anceloti do vijojë më tej me drejtimin e skuadrës gjermane apo do të marrë vendim për t’u larguar.
 
Por gazetarët nuk kanë marrë përgjigje, Anceloti nuk u është përgjigjur dhe është larguar kokë ulur pa biseduar me askënd.
 
Vendimi zyrtar pritet të merret sot pasdite dhe lajmi do të konfirmohet edhe nga trajneri i Bajernit të Mynihut, Carlo Anceloti, por shenjat e para të dyshimit për heshtjen e tij mund të jetë humbja e thellë 3:0 me PSG, ndeshje kjo e luajtur për Uefa Champions League në mbrëmjen e djeshme.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani