Zyrtare/ Barcelona firmos me Wojciech Szczęsny, detajet e kontratës

Zyrtare/ Barcelona firmos me Wojciech Szczęsny, detajet e kontratës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe Wojciech Szczęsny

Barcelona dhe Wojciech Szczęsny kanë arritur një marrëveshje që portieri t'i bashkohet katalanasve deri më 30 qershor 2025. Portieri polak bashkohet me Barcelonën (numri 25 në fanellë) në rrethana jo normale, pasi do zëvendësojë të dëmtuarin ter Stegen, edhe pse polaku kishte njoftuar tërheqjen pas largimit nga Juventusi.

Gjatë karrierës së tij, e cila dukej se kishte marrë fund në verë, ai ka luajtur në klube të mëdha si Arsenal, Roma dhe Juventus që kur u largua nga qyteti i tij i lindjes, Varshavë, në moshën 16-vjeçare.

Szczęsny ishte pjesë e "Zonjës së Vjetër" për shtatë sezone nga viti 2017, duke fituar tre tituj të Serisë A, tre trofe të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa të Italisë. Në total ai ka bërë më shumë se 500 paraqitje si profesionist, 75 prej të cilave në Champions League. Me kombëtaren polake ai ka luajtur 84 ndeshje, duke luajtur në dy Kupa Bote dhe katër Kampionate Evropiane.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Ekonomia digjitale’, thirrja e ambasadorit Gonzato: Më shumë punë për dixhitalizimin, jeni ende pas BE-së

‘Ekonomia digjitale’, thirrja e ambasadorit Gonzato: Më shumë punë për dixhitalizimin, jeni ende pas BE-së