Zyrtare, Barcelona konfirmon se Leo Messi nuk do të vijojë karrierën te katalanasit

Lionel Messi dhe Barcelona i thonë lamtumirë njëri-tjetrit! Njoftimi i bujshëm zyrtar vjen drejtpërdrejt nga klubi i Barcelonës, i cili në një deklaratë njofton se mes tyre nuk u arrit akordi për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturore

“Të dyja palët kishin dëshirë të rinovonin kontratën, por ishte e pamundur për arsye ekonomike dhe strukturore të La Ligas spanjolle”, thuhet në njoftimin e klubit të Barcelonës.

Lamtumira mes Messit dhe Barcelonës është një lajm historik që i befason të gjithë, sepse dukej se negociatat po shkonin mirë mes palëve. Me sa duket, në takimin e sotëm, diçka shkoi keq dhe tani çdo tifoz në botë pyet veten: ku do të luajë ‘Pleshti’ vitin e ardhshëm?

Kandidatët janë gjithmonë Manchester City i Guardiolës dhe PSG.

"Megjithëse është arritur një marrëveshje midis FC Barcelona dhe Leo Messi dhe me synimin e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, ajo nuk mund të zyrtarizohet për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturore (rregulloret spanjolle të LaLiga). Duke pasur parasysh këtë situatë, Lionel Messi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të keqardhura që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të përmbushen përfundimisht. Barça falënderon me gjithë zemër kontributin e lojtarit në ngritjen e institucionit dhe i uron atij më të mirat në jetën e tij personale dhe profesionale ", thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Leo Messi ka që nga viti 2000, pra gati 21 vite tek Barcelona, që nga koha kur aktivizohej me të rinjtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
'Faleminderit Leo', Barcelona përcjell legjendën Messi me dy fjalë dhe një video me momentet e tij më të mira në fushën e blertë

Lajmi se Leo Messi do të largohet nga Barcelona  pas 16 vitesh ka habitur këdo, ndërsa vetë klub i futbollit ka zgjedhur ta përshëndes vetëm më 2 fjalë, "Faleminderit Leo'. Krahas shkrimit ata kanë postuar edhe një video ku shfaqen momentet më të mira të mesit dhe golat e shënuara nga ai në fushën e blertë.

Messi largohet me 6 “Topa të Artë” të fituar dhe me 35 trofe me fanellën e katalanasve, 8  Superkupa të Spanjës, 7 Kupa Mbreti, për të kaluar më pas në arenën ndërkombëtare me 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa Bote për klube.

Messi dhuron magji. Ata që e kanë parë në fushë do të thotë që si ai nuk lind më. Messi është nga ata që të imponon respekt!

J.SH./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kërkohet certifikata e vaksinimit për tu futur në bare e restorante?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shpërblim 20 mijë euro për këdo ka informacion për 21-vjeçarin vrasës të oficerit të krimeve, policia kërkon ndihmë