Besnik Hasi nuk do jetë më trajneri i KV Mechelen në elitën e futbollit belg. Ish-mbrojtësi i Kombëtares që tanimë prej 2009 i është përkushtuar trajningut pritet të jetë zgjedhja e Gent, po në Belgjikë, ekip ky që garon për titulin kampion dhe nga sezoni i ri do kërkojë një vend në grupet e Conference League.

Hasi u ul në stolin e Mechelen në 8 nëntorin e 2023 dhe e ka drejtuar ekipin për 22 ndeshje duke e nxjerrë nga zona e ftohtë për ta promovuar në luftën për garat evropiane.

Me fundin e kontratës që skadon në 30 qershorin e 2024, Mechelen ka njoftuar se palët do ndahen, kjo pasi trajneri duket se nuk ka pranuar rinovimin dhe kërkon të tjera emocione në një ekip që lufton për titullin.

Anderlecht, Legia e Varshavës, Olympiacos, AL-Raed, Al-Ahli dhe KV Mechelen, këto  kanë qenë klubet ku Hasi ka drejtuar si trajner prej 2009.