Pak orë pas njoftimit për shkarkimin e Bledi Shkëmbit Teuta ka gjetur trajnerin e ri. Klubin durrsat në vijim do ta drejtojë një emër jo i panjohur në qytetin bregdetar si Edi Martini. Lajmin e ka konfirmuar vetë Teuta, e cila zyrtarizoi rikthimin e trajnerit që e ka drejtuar klubin disa vite më parë.
Njoftimi i KF Teutës.
EDI MARTINI, KTHEHET TEK TEUTA PAS 10 VITESH.
KF TEUTA me kënaqësi njofton se Edi Martini emërohet në pozitën e tranjerit.Tekniku 44 vjeçar nga Shkodra ka firmosur kontratë profesionale me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar nesër.
©KF TEUTA
Urime Edi Martinit. Shkembi ka krijuar nje baze te mire. E sigurt qe Teuta do te jete pretendente deri ne fund, sepse Edi e eshte trajner motivues edhe e lexon mire lojen.
Përgjigju