Celibashi: 7 vjet burg për ata që cënojnë votat e kandidatëve, kemi pamjet filmike! Numërimi i votave për kandidatët të vijojë pa ndërprerje

Celibashi: 7 vjet burg për ata që cënojnë votat e kandidatëve, kemi pamjet filmike! Numërimi i votave për kandidatët të vijojë pa ndërprerje

Ilirjan Celibashi

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë për pasojë, sanksion penal, me dënim shtatë vjet burgim. Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve sjell në vëmendje se KQZ disponon pamje filmike të vlerësimit të çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

“Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë. KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”, deklaroi Celibashi.

Reagimi i komisionerit vjen në një kohë kur palë të ndryshme në qendra të numrit kanë bërë akuza për ndërhyrje të qëllimshme në fletëvotime për t’i kthyer ato në të pavlefshme.

Më parë gjatë ditës së sotme Celibashi tha se ky proces ka ecur sipas rregullave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, ndërkohë që shtoi se janë raportuar edhe disa problematika. Por ai  garantoi kandidatët për deputetë se nuk do të lejohet asnjë lloj transformimi i votës nga një kandidat tek tjetri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
KQZ urdhër për KZAZ-të: Numërimi i votave për kandidatët të vijojë pa ndërprerje, kush ka vërejtje t'i pasqyrojë në procesverbal

KQZ u ka dhënë uërdhër KZAZ-ve të vijojnë pa ndërprerje numërimin e votave për kandidatët e listës shumëemërore të subjetit emëror. Ndërkaq theksohet se anëtarët e Grupeve të Numërimit nëse kanë vërejtje mund t'i pasqyrojnë në procesverbal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mysafiri: 29/04/2021 00:59

    CELIBASHI RESPEKTE,,,JE SHUME GJAKFTOHTE,,I QETE DHE PROFESIONAL...JE TAMAM PER KETE PUNE NE KOMISIONIN E ZGJEDHJEVE....URIME PER PUNEN E MIRE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur