Zyrtare/ E zeza mbi të bardhë, Partizani paguan 100 mijë euro për talentin e Superligës! Firmë 4-vjeçare

Zyrtare/ E zeza mbi të bardhë, Partizani paguan 100 mijë euro për talentin e Superligës! Firmë 4-vjeçare

Drejtori sportiv Arbër Abilaliaj dhe Adnard Mehmeti

Partizani ka zyrtarizuar firmën për katër vitet e ardhshme me mesfushorin Adnard Mehmeti. 22-vjeçari shkëlqeu sezonin që lamë pas në 34 ndeshje me Erzenin, me të kuqtë që kanë paguar 100 mijë euro për talentin nga Vushtrria. Veç katër viteve, të kuqtë kanë lënë vend edhe për një rinovim me një tjetër vit.

"Partizani njofton afrimin e Adnard Mehmetit. Mesfushori kosovar është përforcimi më i ri i kampionëve të Shqipërisë.  Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 22 vjeçari bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Erzeni, skuadër me të cilën rregjistroi edhe 34 ndeshje", njofton klubi i kuq.

I gjatë 1.90 metër, Mehmeti luan në mesin e fushës dhe në fazën e avancuar, ndërsa spikati me paraqitjet e mira.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja