ZYRTARE/ Edhe legjendat shkarkohen, klubi i Premier League vendim drastik për Steven Gerrard

ZYRTARE/ Edhe legjendat shkarkohen, klubi i Premier League vendim drastik për Steven Gerrard

Steven Gerrard

Steven Gerrard nuk është më trajner i Aston Villa në Premier League. Legjenda e Liverpool nuk ka mundur të mbushë vitin në krye të klubit anglez, teksa në 12 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm dy fitore. Njëmbëdhjetë muaj në detyrë nuk kanë qenë të duhurat për Gerrard, që pas humbjes së djeshme 3-0 me Fulham u shkarkua.

Në "Villa Park" tanimë janë disa emra që përmenden për t'u ulur në stol. Ish-trajneri i Tottenham, Pochettino apo edhe Tuchel janë kandidatët kryesorë për të zënë vendin e Gerrard. Kujtojmë se Steven la Rangers në Skoci dhe nëntorin e shkuar mori drejtimin e Aston Villa. Në 38 ndeshje në drejtimin e Villa, Gerrad koleksionoi 12 fitore, 18 humbje dhe 8 barazime.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes