Zyrtare/ 'Erdha si kampion dhe po iki si i tillë', fantazisti largohet nga Partizani

Zyrtare/ 'Erdha si kampion dhe po iki si i tillë', fantazisti largohet nga Partizani

Engjëll Hoti

Engjëll Hoti nuk është më futbollist i Partizanit. 26-vjeçari kaloi një sezon me "Demat", teksa për dy vitet e fundit është shpallur kampion në Superligë, me Tiranën dhe Partizanin. Fundi i kontratës ka sjellë edhe largimin e Hotit nga "Demat", teksa luajti 29 ndeshje dhe shënoi 7 gola e tre asiste me të kuqtë.

“Erdha si kampion dhe po iki si kampion. Faleminderit Partizani”, shkruhej në postimin e publikuar nga mesfushori i “Demave”. Hoti zhvilloi një sezon të mirë me Partizanin ku u kurorëzua në fund edhe si kampion.

I lindur në Stuttgart, Hoti ka luajtur me moshat e këtij ekipi, teksa ka qenë pjesë e Braunschueig dhe TSG Backnang në Gjermani. Në Kosovë Hoti ka luajtur me Trepçën dhe Llapin, ndërsa në Superligë ka qenë pjesë e Tiranës dhe Partizanit, duke dalë kampion për dy vite radhazi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja