Giovanni van Bronckhorst është trajneri i ri i Besiktas në Superligën turke të futbollit. Ernest Muçi dhe Milot Rashica do kenë trajner të ri deri në verën e 2026, teksa legjenda e Holandës ka një detyrë jo të lehtë për rivalitetin me Fenerbahcen e Jose Mourinhos.

Giovanni van Bronckhorst e nisi karrierën si trajner te Feyenoord në 2015, pasi më herët ishte pjesë e moshave në stërvitjet e këtij ekipi. Pas përvojës me Rangers në Skoci, tanimë detyra e tij e re është në Turqi ku ka detyrë për të fituar titullin kampion.

Me një merkato të lirë për në verë, pritet që ish-futbollisti i Holandës të mbështetet te Muçi dhe Rashica në sulm.

I dalë nga moshat e Feyenoord, Giovanni van Bronckhorst ka qenë pjesë edhe e Rangers, Arsenal apo Barcelonës në karrierën e tij si futbollist.