Eros Grezda është futbollisti më i ri i Zalaegerszeg në elitën e Hungarisë. Gjakovari 27-vjeçar ka firmosur për një vit e gjysmë, duke u rikthyer pas një viti në ekipin ku luajti deri shkurtin e 2022. Sulmuesi anësor prishi kontratën me Manisa në Turqi, ekip ku luajti për gjashtë muaj në huazim.
Ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi në 12 ndeshjes, Grezda luajti pjesën e dytë të sezonit 2021/22 në elitën kroate, ku shënoi dy gola dhe dha katër asistime për Sibenikun. Gjysmën e parë të sezonit aktual e kaloi në Turqi, ku luajti në tetë ndeshje të Ligës së Parë dhe që nga ndërprerja e kontratës me Manisa FK, rikthehet te Zalaegerszeg si lojtar i lirë.
I dalë nga moshat e GAK në Austri, Grezda ka luajtur edhe me klube si NK Aluminij, Zavrc, NK Lokomotiva, Osijek apo edhe Rangers.