Zyrtare/ 'Futi ujë' në prapavijë, Partizani largon mbrojtësin sllovak

Zyrtare/ 'Futi ujë' në prapavijë, Partizani largon mbrojtësin sllovak

Jozef Menich

Jozef Menich nuk është më futbollist i Partizanit. Mbrojtësi 28-vjeçar dhe kampionët e Shqipërisë kanë vendosur të ndërpresin kontratën me mirëkuptim, teksa marrëveshja mes tyre ishte deri në verën e 2024. I gjatë 1.84 metër, sllovaku u bashkua me "Demat" verën e kaluar, teksa luajti 29 ndeshje në kampionat dhe Kupë, duke shënuar edhe një gol.

"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Jozef Menich. Mbrojtësi Sllovak dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Faleminderit Jozef Menich për kontributin e dhënë në sezonin 2022-2023 me fanelën e kuqe dhe shumë suksese në karrierën sportive", njofton Partizani.

Formatimi që të kuqtë po bëjnë në ekip, duket se ka prekur edhe Menich që nga sot nuk është më pjesë e kampionëve. Me një karrierë të pasur, mbrojtësi më herët ka luajtur në Sllovaki me Kremnicka, MFK Zvolen, Ruzomberok, Sered, Spartak Trnava apo edhe Zlate Moravce.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë