ANGLI - Klubi i Premier League, Tottenham Hotspur ka njoftuar se Igor Tudor është trajneri i ri i skuadrës deri në fundin e sezonit. Prioriteti i kroatit do të jetë mbajtja e Spurs në Premier League pasi trajneri Thomas Frank u shkarkua duke lënë ekipin në pozitën e 16-të të renditjes, vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
Ndeshja e parë e Igor Tudor (47 vjeç) në stolin e Spurs do të jetë derbi i Londrës veriore kundër Arsenalit të dielën e ardhshme. Ai tha se është nder të jetë pjesë e Tottenham.
“Është një nder të bashkohem me këtë klub në një moment të rëndësishëm. E kuptoj përgjegjësinë që më është dhënë dhe fokusi im është i qartë. Të sjellim qëndrueshmëri më të madhe në performancat tona dhe të garojmë me bindje në çdo ndeshje. Ka cilësi lojtarësh në këtë skuadër dhe puna ime është ta organizoj atë, ta energjizoj dhe t'i përmirësoj rezultatet tona sa më shpejt", tha Tudor për kanalet e komunikimit të klubit me bazë në Londër.
Tudor ka qenë pa punë që prej tetorit 2025, pasi u shkarkua nga Juventusi pas një qëndrimi shtatë mujor në Torino. Ai u shkarkua duke lënë klubin në vendin e tetë në Serie A dhe në një seri prej tetë ndeshjesh pa fitore.
Tudor fitoi Serie A dy herë në nëntë vjet si lojtar me Juven përpara se të merrte drejtimin e Hajduk Split të Kroacisë në vitin 2013. Ai ka drejtuar klube të ndryshme që atëherë, duke trajnuar ekipe si Galatasaray, PAOK, Udinese, Marseille dhe Lazio.
We are pleased to confirm the appointment of Igor Tudor as Men’s Head Coach until the end of the season, subject to work permit.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) February 14, 2026
? https://t.co/IqK72rpNSg pic.twitter.com/31rCpoVQTj
Komente









