Inter ka zyrtarizuar sot goditejn e tretë në merkato pas qendërmbrojtësit Diego Godin dhe Valentino Lazaro. Skuadra zikaltër ka njoftuar në faqen zyrtare se ka nënshkruar për 5 vite me Stefano Sensi-n, mesfushorin e Sassuolo-s.
Sensi te Inter do të fitojë 2 mln euro në sezon, ndërsa zikaltërit për kartonin e tij kanë paguar 5 mln euro në formë huazimi, ndërsa do të paguajnë dhe 25 të tjera në rast se do ta blejnë përfundimisht. Në marrëveshjen mes klubeve është përfshirë edhe Marco Sala që ka kaluar në krah të kundërt për 5 mln euro.
Fjalët e para të Sensi si interist janë: “Jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë. Pres një sezon të madh. Para Inter!”