Morrati dhe Thohir kanë firmosur zyrtarisht marrëveshjen për kalimin e 70 % të aksioneve të klubit.

Lajmin e konfirmoi vetë presidenti Moratti, marrëveshja mendohet se është arritur për shumën e 260 milion eurove.

Thohir bëhet kështu aksioneri kryesor i klubit dhe pritet të sjellë investime të reja, të ndihmojë skuadrën në rregullimin e bilanceve.

Morati konfirmoi se nuk është vendosur ende se cili do të jetë presidenti i ri i shoqërisë.

Kalimi i plotë i shoqërisë në duart e Thohir mund të ndodhë pas mbledhjes së Asamblesë me datë 28 tetor.


d.b/shqiptarja.com