Piotr Zielinski është zyrtarisht futbollisti i Interit deri në verën e 2028. Polaku prej 12 vitesh ka qenë pjesë e Serie A, ku e ka nisur me Udinesen, Empolin dhe më pas Napolin prej 2016.
Pas tetë vitesh dhe titullit kampion, polaku largohet nga Napoli si lojtar i lirë pasi ishte në fundin e kontratës. Mesfushori bëhet polaku i parë që vesh fanellën e Interit, teksa shton konkurrencën në mesin e fushës, aty ku bën pjesë edhe Kristjan Asllani.
"Jeni zyrtarisht pjesë e Interit…
Jam shumë i lumtur, sepse vij në një nga klubet më të mëdha të botës. Jam i nderuar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe mezi pres të nisim punën. Mesfusha e Interit është padyshim pika më e fortë e kësaj skuadre dhe unë do të jap kontributin tim maksimal, për ta bërë edhe më të fortë. Keni qenë shumë shpesh kundërshtar i Interit.
Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje te zikaltrit?
Kanë qenë ndeshje shumë të vështira, skuadër e organizuar shumë mirë dhe shumë cilësi në fushë. Të gjithë presojnë shumë mirë dhe sapo humbin topin, janë të gjithë në sulm për ta rimarrë. Kjo besoj se është edhe arma më e fortë e kësaj skuadre.
Ju bën krenar fakti që jeni i pari polak që vishni fanellën e Interit?
Padyshim që po. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi dhe mezi pres të takohem me tifozerinë në 'San Siro'. Shpresoj të arrijmë suksese të shumta së bashku", tha 30-vjeçari.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
46.3%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 4939
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nicolo Zaniolo rikthehet në Serie A, vishet zikaltër
5 Korrik, 22:20
-
Elseid Hysaj bëhet 'sheik', interes nga Katari dhe Arabia Saudite për mbrojtësin kuqezi
3 Korrik, 21:42
-
Empoli pranon bisedimet, Ardian Ismajli kalon në Turqi?
2 Korrik, 16:37
-
Zyrtare/ Juventusi 'blindon' mesin e fushës, paguan 50 milionë euro për brazilianin
30 Qershor, 15:55
-
Paraqitja fantastike në Euro 2024, Thomas Strakosha drejt rikthimit në Serie A
28 Qershor, 10:34
-
E ardhmja e Armando Brojës, Sky Sport: Milani e ndoqi në Dortmund, ja pse nuk u afrua te Genoa
21 Qershor, 21:43
-
Mario Mitaj dhe Armando Broja më të kërkuarit, Juventus dhe Milan të dërguar special në Dortmund
15 Qershor, 18:43
-
Tashmë është zyrtare! Juventus prezanton Thiago Mottan, italo-braziliani shpreh ambicien për t'i bërë tifozët të lumtur
12 Qershor, 19:21
-
Mbrëmja e një heroi, trajneri i Ramadanit dhe Berishës i shpëton jetën drejtorit sportiv
12 Qershor, 15:35
-
Rey Manaj drejt rikthimit në Itali, klubi i Serie A gati të paguaj 15 milionë euro
12 Qershor, 15:22
-
Javë e madhe në Serie A, Juventus dhe Milan zbulojnë trajnerët e rinj
11 Qershor, 16:31
-
Konfirmohet, Thiago Motta do jetë trajneri i ri i Juventusit (Detajet)
11 Qershor, 13:24