Zyrtare/ Nicolo Zaniolo rikthehet në Serie A, vishet zikaltër

Zyrtare/ Nicolo Zaniolo rikthehet në Serie A, vishet zikaltër

Nicolo Zaniolo

Atalanta ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me klubin turk të Galatasaray, për transferimin e italianit Nicolo Zaniolo.

Kampionët e Ligës së Evropës po përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, pasi synim i vetëm është të vazhdojnë konkurrimin për trofe. Kështu, klubi nga Bergamo ka kompletuar një transferim të madh siç është ai i sulmuesit anësor, Zaniolo.

Pas kryerjes së djeshme të ekzaminimeve mjekësore, ish ylli i Romës është zyrtarizuar si lojtari i ri i skuadrës ku kapiten është Berat Gjimshiti. Një operacion i mbyllur me huazim me detyrim blerje, siç nënvizohet në njoftimin për shtyp të klubit zikaltër.

Atalanta ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë nga Galatasaray SK në mënyrë të përkohshme deri më 30 qershor 2025, me të drejtë opsioni dhe detyrim për blerje përfundimtare në rast të plotësimit të kushteve të caktuara të paraqitjeve sportive të futbollistit Nicolo Zaniolo”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë