Zyrtare/ Ivan Gvozdenovic prezantohet te AF Elbasani, objektivi është 'Final 4': Ekipi është i mirë, mund të ndryshojmë skemën pas janarit

Zyrtare/ Ivan Gvozdenovic prezantohet te AF Elbasani, objektivi është 'Final 4': Ekipi është i mirë, mund të ndryshojmë skemën pas janarit

Ivan Gvozdenovic (djathtas) prezantohet te AF Elbasani

ELBASAN - Ivan Gvozdenovic është zyrtarisht trajneri i ri i AF Elbasanit në Superligë. Pesë ditë më parë serbi u largua nga Skënderbeu pas rezultateve jo të mirë, teksa ka përfituar nga dorëheqja e Roberto Bordin dhe tanimë ulet në stolin e verdhebluve. Kontrata e tij zgjat deri në fund të sezonit 2024-25, me të drejtë rinovimi në bazë të rezultateve.

Veç Bordin, klubi i AF Elbasanit ka njoftuar se janë dorëhequr edhe stafi që italiani kishte pas në aventurën disa mujore në Shqipëri. Në praninë e drejtuesve, serbi Ivan Gvozdenovic doli para medieve në ambientet e stadiumit "Elbasan Arena" me objektivin e qartë që është "Final 4" dhe gara për titullin kampion.

"E njoh shumë mirë ekipin, kemi qenë disa herë përballë në miqësore dhe jemi ndeshur në kampionat. Ekipi është i mirë dhe ka cilësi. Jemi në vendin e pestë me 21 pikë, nuk mund të them se situata është keq, është normale. Do bëjmë mirë dhe do fitojmë pikët maksimale.

Koha e nevojshme për filozofinë - Nuk mund ta them tani, do kem një përgjigje pas tre ndeshjeve të para. Koha është e shkurtër dhe ndeshjet janë afër. Do bëjmë një përzgjedhje të lojtarëve edhe me merkaton pranë.

Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme, i kemi jashtë fushe. Kemi tre rezultate në fushë. Duam të bëjmë maksimumin. Na vjen keq se kemi 3-4 emra jashtë të dëmtuar dhe me karton, siç është Lulaj.

Kemi tifozët dhe skuadra është me emër dhe duan "Final 4". Do luftojmë për objektivat e klubit. Kam besim te ekipi, jam pozitiv për këtë gjë. Do flasim sepse kampionati mbaron në maj. Të flasim në fushë me qetësi dhe përqëndrim. Na duhet besim dhe do punojmë nga ana psikologjike, do shohim për të ndryshuar sistemin e lojës. Bordin ka bërë mirë me 3-5-2. Shohim pas janarit sesi do shkojë skema dhe emrat që do afrojmë në merkato. Kemi ekip të madh, me traditë dhe emër", tha Ivan Gvozdenovic.

46-vjeçari serb ka një të kaluar të gjatë në Shqipëri, pasi prej 2010 ka luajtur me klube si Tirana, Skënderbeu dhe Kukësi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë