Zyrtare/ Kombëtarja luan miqësore në Austri, FSHF konfirmon ndeshjen e qershorit

Zyrtare/ Kombëtarja luan miqësore në Austri, FSHF konfirmon ndeshjen e qershorit

Kombëtarja

Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore në muajin qershor ndaj Lihtenshtajnit. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën e Lihtenshtajnit që ky takim të zhvillohet më datë 3 qershor 2024 në Austri. Orari dhe stadiumi do të përcaktohen në ditët në vijim.

Sfidat miqësore janë në kuadër të përgatitjeve për Europianin “Gjermani 2024”. FSHF fillimisht ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore që do të luhen në muajin mars ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Enio Tardini” Parma, Itali) dhe Suedisë (25mars, stadiumi “Friends Arena”).

Në ditët në vazhdim FSHF do të njoftoj edhe për biletat e ndeshjeve miqësore, duke nisur me dy sfidat e muajit marsit ndaj Kilit dhe Suedisë . Përveç Lihtenshtajnit, FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për muajin qershor.

Sa i përket takimit me Lihtenshtajnin, kjo do të jetë hera e katërt që dy skuadrat do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria i ka fituar të trija sfidat ndaj me rezultatin e njëjtë 2-0. Një ndeshje ka qenë miqësore dhe dy të tjera të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Kampionatin Europiani “Gjermani 2024” më 15 qershor ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.

Katër ditë më pas, më datë 19 qershor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fjalimi i zgjatur i Metës, një grup delegatësh të rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla

Fjalimi i zgjatur i Metës, një grup delegatësh të rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla