Marcus Thuram (25 vjeç) është lojtar i ri i Interit. Pas një të enjteje të gjatë në Milano, vizitave mjekësore dhe nënshkrimt, ka mbërritur zyrtarisht te Interi sulmuesi francez, i cili ishte edhe në planet e Milanit.
Kontratë deri në vitin 2028 për 'djalin e artë', i liruar në fund të sezonit nga Borussia Moenchengladbach. Me Thuramin, Interi siguroi një sulmues fizik me nuhatje të mprehtë për realizime, me 13 gola dhe 6 asistime të grumbulluara në sezonin e fundit në Bundesligë.
Francezi do të fitojë gjashtë milionë euro në sezon, por në bilanc djali i ish-mbrojtësit të Juves dhe Parmës (Lillian) do të kushtojë më pak për shkak të Dekretit të Formimit nga UEFA.