Zyrtare/ Kontratë deri në 2027, Partizani rinovon me lojtarin e Kombëtares

Zyrtare/ Kontratë deri në 2027, Partizani rinovon me lojtarin e Kombëtares

Paulo Buxhelaj

Partizani ka rinovuar kontratën me mbrojtësin Paulo Buxhelaj. Vlonjati 20-vjeçar dhe kampionët në fuqi të Shqipërisë do jenë të lidhur me njëri-tjetrin deri në verën e 2027-s. Palët kanë pasur kontratë deri në 2026, duke zgjatur me një vit marrëveshjen. Ka qenë Partizani që ka konfirmuar gjithçka në kanalet e komunikimit.

"Partizani njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Paulo Buxhelaj. Mbrojtësi 20 vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2027. Klubi konkretizon pozitivisht të ardhmen e mbrojtësit të kampionëve, njëkohësisht pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21", njoftojnë 'Demat'.

I dalë nga moshat e të kuqve, Buxhelaj u bashkua me ekipin e parë të Partizanit në verën e 2022 dhe për një vit i ka bërë të gjithë për vete me performancën e tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

Veç aktivizimit si titullar te Partizani, Buxhelaj ka luajtur edhe pesë ndeshje me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025