Julian Nagelsmann është emëruar si trajneri kryesor i kombëtares së Gjermanisë në futboll, me kontratë deri pas Euro 2024. Ish-trajneri i Bayern Munich zëvendëson në këtë post të shkarkuarin Hansi Flick.
Gjermania u nda me Flick këtë muaj, një ditë pas humbjes 4-1 në shtëpi ndaj Japonisë në një miqësore. Katër herë kampionët e botës janë në kërkim të formës sportive, teksa kanë dështuar të dalin nga grupet e Kupës së Botës 2018 dhe 2022, kjo nën drejtimin e Flick.
Nagelsmann ka qenë i papunë që prej shkarkimit nga Bayern Munich në mars. 36-vjeçari, i cili më parë drejtoi RB Leipzig dhe Hoffenheim, fitoi Bundesligën 2021-22 me Bayernin, ku edhe pasoi Flick. Ai është trajneri më i ri i Gjermanisë që nga emërimi i 34-vjeçarit Otto Nerz në vitin 1926.
Federata gjermane tha se Nagelsmann kishte qenë "zgjedhja unanime" e saj për të zëvendësuar Flick, i cili u shkarkua pas katër humbjeve në pesë ndeshjet e tij të fundit.
Nagelsmann u shpreh i lumtur pas firmës. “Ne kemi një kampionat evropian në vendin tonë dhe kjo është diçka e veçantë, diçka që ndodh çdo disa dekada. Unë kam një dëshirë të madhe për të marrë përsipër këtë sfidë. Vitin e ardhshëm do të jemi një grup i lidhur ngushtë”, tha trajneri.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
40.3%
-
Të ndarë
49.2%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1367
Lajme të tjera
-
Shorti i Europianit, presidenti i federatës serbe: Dashtë Zoti nuk luajmë me Shqipërinë
27 Nëntor, 12:55
-
U kualifikuan në Euro 2024, djemtë e Kombëtares në Podcastin e Ramës! Kryeministri: Ta shënoni emrin me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar
25 Nëntor, 08:57
-
'Djemtë i shoh në sy', Sylvinho në një rrëfim special: Shpirti dhe zemra, sekretet e Shqipërisë
24 Nëntor, 15:22
-
“Kombëtarja në kualifikuese ka thyer çdo rekord”, Duka: Për mua Çuni është gati të ndihmojë në Euro 2024
24 Nëntor, 14:12
-
'Lajthit' ish-sulmuesi i Francës: Kombëtare si Shqipëria dhe Kosova s'kanë lidhje me Europianin
23 Nëntor, 22:44
-
Kualifikimi i Kombëtares, Sylvinho jehonë në Spanjë: Rrezikoi në Shqipëri, imazhi i tij u përmirësua
23 Nëntor, 17:08
-
Euro 2024, hidhet shorti për 3 vendet e Playoff, ndeshjet në datat 21-26 mars 2024! Skuadrat fituese kualifikohen në europian
23 Nëntor, 12:31
-
Nga stadiumet, qytetet e deri te biletat! Axhenda e plotë e Euro 2024 ku do luajë Kombëtarja
22 Nëntor, 22:57
-
Armand Duka: S'e dua Italinë në grup, janë ekip shumë i fortë! Sylvinho s'më ka pëlqyer
22 Nëntor, 22:31
-
Kualifikimi në Europian, trajneri Sylvinho fut në telashe FSHF-në
22 Nëntor, 22:10
-
'Kënaqni sytë', Plisat e 'kallin' Prishtinën për Kombëtaren: Shihemi në Gjermani (VIDEO)
22 Nëntor, 21:24
-
Jasir Asani: Nuk mund të flija kur më ftuan në Kombëtare
22 Nëntor, 21:04
UROJ DHE SHPRESOJ QE GJERMANIA TE MOS FITOI ASNJEHERE AS ME KETE TRAJNER DHE AS ME ASNJE TJETER..
Përgjigju