Zyrtare/ Kontratë për 6 vite, Dani Olmo është i Barcelonës! Klauzolë 500 milionë euro

Zyrtare/ Kontratë për 6 vite, Dani Olmo është i Barcelonës! Klauzolë 500 milionë euro

Dani Olmo

Dani Olmo është rikthyer te Barcelona pas 10 vitesh, por këtë herë jo më si një fëmijë në akademinë e të rinjve, por si lojtari që pritet shumë gjatë gjashtë sezoneve që vijnë.

Fantazisti spanjoll ka lënë Leipzig në Bundesligë dhe për 55 milionë euro është bërë lojtari më i ri i katalanasve, lajm që është konfirmuar nga vetë klubi. Kështu, Hansi Flick do ketë yllin e Euro 2024 në ekip.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030 dhe klauzola e tij e shitjes është vendosur në 500 milionë euro.

E kaluara

Sulmuesi mbërriti në 'La Masia' në vitin 2007 nga komshinnjtë e Espanyol dhe pas shtatë vitesh në sistemin e të rinjve blaugrana, lojtari nga Terrassa vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, duke nënshkruar për Dinamo Zagreb dhe më pas Leipzig në Bundesligë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë