ZYRTARE/ 'Krisja' me Cristiano Ronaldon, Rudi Garcia largohet nga Al Nassr

ZYRTARE/ 'Krisja' me Cristiano Ronaldon, Rudi Garcia largohet nga Al Nassr

Rudi Garcia dhe Cristiano Ronaldo

Al Nassr në Arabinë Saudite ka konfirmuar se Rudi Garcia nuk do jetë më pjesë e skuadrës. Trajneri francez pas tetë muajve ka lënë klubin nga Riadi, teksa në mediet e vendit u fol se kishte pasur një përplasje mes tij dhe yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo. Pas tëtë muajve, Garcia largohet nga klubi pas një marrëveshjeje të përbashkët.

"Al Nassr mund të njoftojë se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Bordi dhe të gjithë në Al Nassr dëshirojnë të falënderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë 8 muajve të fundit", njofton skuadra e elitës.

Veç Garcias, edhe stafi i tij është larguar. Tanimë klubi është në kërkim të një trajneri të ri, teksa mes emrave është edhe Jose Mourinho. Shtatë javë nga fundi i sezonit, Al Nassr mban vendin e dytë në klasifikim, tre më pak se Al-Ittihad.

Njoftimi i Al Nassr

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)