Kristi Vangjeli nuk do të jetë më futbollist i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm. Është klubi australian, Adelaide Olimpic Football Club, i cili në rrjetet sociale ka njoftuar se ka firmosur me mbrojtësin shqiptar.
33-vjeçari prej 3 sezonesh ka qenë pjesë e Skënderbeut ku ka bërë afro 100 paraqitje, duke u shndërruar në një element kyç për skuadrën. Para se të bashkohej me Skënderbeun, mbrojtësi i krahut të djathtë, ka qenë pjesë e Astras në Rumani.
Mbetet për t’u parë se si do të verpojë Skënderbeu në merkato për të zëvendësuar futbollistin, i cili përveçse një lojtar i rëndësishëm ishte edhe një pikë referimi për trajnerin.