Tashmë është edhe zyrtare. Emiljano Çela është trajneri i ri i Besës së Kavajës. Lajmi që kishte ditë që qarkullonte është bërë zyrtar pasditen e 2 janarit nga klubi i Kukësit ku Çela drejtonte muajt e fundit. Kukësi nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale zyrtarizon se i jep Besës së Kavajës trajnerët Emiljano Çela dhe Bekim Kuli.
Çela do të zëvendësojë tek Besa Mirel Josën të larguar ditët e fundit të vitit 2024 dhe ndihmës do të ketë Bekim Kulin njëjtë si tek Kukësi. Besa ka objektivin madhor këtë edicion për t’u rikthyer në Superiore.
Kavajasit mbajnë momentalisht vendin e tretë në renditje me 3 pikë më pak se Vora kryesuese. Ndërsa Kukësi që të premten do zyrtarizojë stafin e ri ndodhet në vendet e fundit në Kategorinë e Parë.