Zyrtare/ Lëvizje te Manchester United, miliarderi britanik blen 25 përqind të aksioneve

Zyrtare/ Lëvizje te Manchester United, miliarderi britanik blen 25 përqind të aksioneve

Jim Ratcliffe

ANGLI - Pas një viti me thashetheme, oferta dhe afate përfundimtare, pronarët e Manchester United njoftuan të dielën se i kishin shitur një pakicë të aksioneve të klubit anglez, miliarderit britanik Jim Ratcliffe.

Shitja e 25 përqind të aksioneve të United, e ish-kampionëve të Anglisë dhe Europës, u konfirmua nga përfaqësuesit e United te INEOS, kompania e Ratcliffe dhe u njoftua nga klubi në rrjetet sociale. Përveç blerjes së një përqindje të konsiderueshëm pronësie, Ratcliffe ra dakord të sigurojë 300 milionë dollarë të tjera "për të mundësuar investime të ardhshme në Old Trafford", stadiumi ikonë i klubit.

Si pjesë e marrëveshjes, INEOS iu dha përgjegjësia për menaxhimin e operacioneve të futbollit të ekipit, duke i dhënë atij kontroll efektiv mbi "të gjitha aspektet" e ekipeve për meshkuj dhe femra dhe gjithashtu akademinë e të rinjve të klubit.

Marrëveshja përfundoi një proces kaotik që shumë nga tifozët e skuadrës kishin shpresuar se do të përfundonte me diçka shumë më domethënëse; largimin nga klubi të pronarëve aktualë të skuadrës, familja Glazer me bazë në Florida, e cila ka kontrolluar United që kur e bleu atë në 2005.

“Nëpërmjet INEOS Sport, Manchester United do të ketë akses te profesionistë të sprovuar me performancë të lartë, me përvojë në krijimin dhe udhëheqjen e ekipeve elitare si brenda ashtu edhe jashtë lojës,” thanë bashkëkryetarët e United, vëllezërit Joel dhe Avram Glazer.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë