Zyrtare/ Lojtari me më shumë paraqitje në histori, Jesus Navas i jep lamtumirën Sevillas

Zyrtare/ Lojtari me më shumë paraqitje në histori, Jesus Navas i jep lamtumirën Sevillas

Jesus Navas

Jesus Navas, lojtari me më shumë paraqitje në historinë e klubit, do të largohet nga Sevilla në fund të sezonit.

Vetëm lajme negative vijnë nga kampi i Sevillas këtë vit dhe sezoni i keq mori një epilog emocional në formën e lamtumirës së Jesus Navas, lojtari më i madh në historinë e këtij klubi andaluzian sa i takon paraqitjeve.

Navas nuk do të rinovojë kontratën me drejtuesit e klubit, por pavarësisht kësaj, në moshën 38-vjeçare nuk e ka ndërmend të mbyllë karrierën. Vendimi se ku do të vazhdojë karrierën mbetet i hapur, por sipas të gjitha gjasave do të ndodhë jashtë Europës.

Midis viteve 2000 dhe 2013 dhe 2017 dhe 2024, Navas bëri 688 paraqitje për Sevillan, duke shënuar 39 gola dhe duke dhënë 119 asistime. Me Sevillan, ai fitoi katër tituj të Ligës së Evropës, dy Kupa të Spanjës dhe Superkupën e Spanjës dhe Evropës, si edhe ishte anëtar i kombëtares spanjolle që fitoi Kampionatin Botëror dhe Evropian dhe Ligën e Kombeve.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'