Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka firmosur me klubin grek të Arisit. Është presidenti i klubit të Selanikut, Theodoros Karipidis që ka bërë zyrtar lajmin, nëpërmjet një postmi në Instagram, ku bëhet publik lajmi për arritjen e akordit.
Skuadra greke e Arisit po tenton të kthehet në majën e futbollit evropian. Mavraj ka firmosur një kontratë dyvjeçare, por ende nuk është bërë publike shuma për të cilën, Mavraja kaloi në klubin grek.
Klubi kërkonte që ta merrte futbollistin e kombëtares shqiptare për 250 mijë euro në sezon, ndërsa Mavraj ka “këmbëngulur” për 350 mijë euro.
-
Si do pranoj te veshi bluzen me kryq ky per ca lek me shum
Përgjigju




Komente
Komento