Mavraj njofton largimin nga Kombëtarja: Vitet ndoshta nuk janë shumë, por emocionet po! Njoha veten dhe vendin tim

Mavraj njofton largimin nga Kombëtarja: Vitet ndoshta nuk janë shumë, por emocionet po! Njoha veten dhe vendin tim

Pas tetë vitesh me fanellën e Kombëtares sot Mërgim Mavraj, që luan si qendërmbrojtës, ka njoftuar lamtumirën. Me anë të një shënimi në rrjetet sociale ai thotë se ndoshta vitet nuk ka qenë të shmuta, por emocionet po. Mavraj ndër të tjera deklaron se ky rrugëtim me kombëtaren e ka ndihmuar të njohe veten dhe vendin, ndërsa falenderon të gjithë ata që ka ndarë këtë rrugëtim.

“Unë dua të them faleminderit Zot. Përshëndetje, kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qenë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim ,por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë.

Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falënderoj të gjithë bashkëshoqëruesit e mi duke filluar nga familja ime, miqtë e mi, ndjekësit e kombëtares kuq e zi, presidentin Armando Duka, kolegët e mi dhe të gjithë stafet teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falënderim personal. Jam i detyruar që të gjithë falënderimet t’i përmbledh në këto pak rreshta. Mbi të gjitha falënderimet, është falënderimi ndaj Zotit, i cili ma mundësoj këtë fund të lumtur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar! Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë ! Përzemërsisht, Mërgim Mustafë Mavraj,"-shkruan ai në rrjetet sociale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:16
Mavraj largohet nga kombëtarja, Duka i prekur: Jam krenar për djem si Mërgimi, por çdo gjë e ka një fund

1598199463_mavraj.jpg

Futbollisti Mërgim Mavraj ka vendosur që të largohej nga kombëtarja shqiptare, pas 8 viteve si qendërmbrojtës.

Në lidhje me largimin e tij, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i cili shprehet i prekur për vendimin e Mavraj, pasi është një lojtar që ka dhënë shumë për skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka i ka uruar futbollistit Mavraj shumë suksese duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar. Ai është shprehur krenar për Mërgim Mavraj, pasi kombëtaren e ka konsideruar si gjënë më të shenjtë.

"Sot u njoha me vendimin e Mërgim Mavraj për t'u tërhequr nga kombëtarja shqiptare. Lajme të tilla janë gjithmonë prekëse, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë të cilët kanë dhënë shumë për skuadrën tonë përfaqësuese.

Gjithmonë me këmbë në tokë, i gatshëm të sakrifikojë për të mirën e skuadrës dhe një lider plot edukatë, kështu e risjell gjithmonë ne mendje Mërgimin që nga viti 2012, kur nisi rrugëtimin e tij kuqezi. Këto tetë vite u kulmuan me kualifikimin në #EURO2016, arritje me të cilën ai e ka vendosur emrin në faqet më të arta të historisë së.

Jam krenar për djem si Mërgimi, të cilët kombëtaren e kanë konsideruar si gjënë më të shenjtë. Siç u shpreh edhe ai sot, çdo gjë e ka një fund dhe vitet mbi supe kanë peshën e tyre.

Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e tij për Kombëtaren kuqezi, dua t'i uroj shumë suksese Mërgimit në të ardhmen dhe sa më shumë mbarësi", shkruan Duka.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 24/08/2020 15:05

    Faleminderit Mergim per cfare dhe per fanelen e kombetares. Te prifte e mbara!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite