Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, 22-vjeçari Etnik Brruti është bërë zyrtarisht futbollisti më i ri i Hajdukut të Splitit në Kroaci për tre vitet e ardhshme, me mundësi për zgjatjen e marrëveshjes edhe për një tjetër sezon.
Djaloshi i cili është produkt i moshave të Prishtinës ka kaluar tre vitet e fundit me FC Malishevën si profesionist, por klubi nga Kosova nuk do të përfitojë asnjë të ardhur nga kjo lëvizje, pasi kontrata e Brrutit me ta përfundon në fundin e qershorit.
Te Hajduku ai do të luajë krah bashkëkombësve të tij si Adrion Pajaziti dhe Ron Raçi. Brruti, kaloi tre vite e gjysmë te Malisheva ku bëri 119 paraqitje dhe shënoi 15 gola dhe 12 asistime, teksa arriti për dy vjet radhazi në Conference League.
Ky është transferimi i parë i drejtorit të ri sportiv të Hajdukut, Robert Graf. Gjigantët e Kroacisë po fuqizohen për sezonin e ri, duke dashur të ulin nga froni kampionët e Dinamos së Zagrebit.
Komente







