ZYRTARE/ Milan firmos për 4 vite me mbrojtësin brazilian Emerson Royal

ZYRTARE/ Milan firmos për 4 vite me mbrojtësin brazilian Emerson Royal

Emerson Royal me fanellën e Milan

Tashmë është zyrtare, Emerson Royal do të jetë lojtari i ri i Milanit. Klubi e ka bërë të ditur këtë në një njoftim zyrtar, ku theksohet blerja e lojtarit me një kontratë katër vjeçare. Emerson Royal është një lojtar që vjen nga Tottenham Hottspur, ku luante prej vitit 2021. Në 101 paraqitje me Spurs, braziliani shënoi 4 gola.

Emerson Royal ka lindur në Sao Paolo, Brazil, ku bëri debutimin me Ponte Preta në 2017. Më pas mbrojtësi kaloi tek Atletico Mineiro, përpara se të kalonte tek Betis Seville ku u bë i njohur me 79 paraqitje dhe 5 gola të shënuara. Pak kohë kaloi edhe tek Barcelona, por më pas u transferua në Angli tek Tottenham. Emerson ka luajtur dhe me kombëtaren braziliane në 10 takime, duke debutuar në vitin 2019.

Me kuqezinjtë, Emerson Royal do të mbajë veshur fanellën me numrin 22.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën