RUSI - Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Nazmi Gripshi ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar zyrtarisht te Rubin Kazan nga Astana (Kazakistan).
Klubi rus konfirmoi marrëveshjen me 28-vjeçarin, i cili ka firmosur kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2029. Gripshi do të mbajë fanellën me numrin 11 dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në repartin e mesfushës dhe sulmit, duke hapur kështu një kapitull të ri në aventurën e tij ndërkombëtare.
Te Rubin Kazan, mesfushori shqiptar do të bashkohet me disa emra të njohur të futbollit shqiptar si Mirlind Daku, Dardan Shabanhaxhaj dhe Veldin Hoxha, duke krijuar një “koloni” kuqezi në skuadrën ruse.
Para aventurës në Kazakistan, Gripshi më parë ka luajtur me KF Teutën e Durrësit dhe Skënderbeun e Korçës, ndërsa më pas shkëlqeu te FC Ballkani në Kosovë, performancë që i hapi rrugën e transferimit te Astana.
Forma e mirë e treguar së fundmi i ka siguruar Gripshit një ftesë nga trajneri Sylvinho në Kombëtaren e Shqipërisë.
Komente






