Zyrtare, De Boer, trajner i ri i Interit

Zyrtare, De Boer, trajner i ri i Interit
Është zyrtare tashmë. Frank de Boer është ëmëruar trajneri i ri i Interit me kontatë trevjeçare.

Konfirmimi ka ardhur nga klubi italian. Roberto Mancini u larguar posti i trajerit të Interit nga posti të hënën pas mosmarrëveshjeve me Sunind Holdings Group, pronarët e rinj të klubit.

De Boer u shfaq si favorit kryesor, dhe Inter ka konfirmuar angazhimin e tij. “Inter konfirmon se holandezi Frank de Boer do të prezantohet si trajner i ri i ekipit”, thuhej në komunikatën e klubit. “De Boer i bashkohet Interit në kontratë trevjeçare dhe menjëherë do të udhëheq stërvitjet e ekipit. Holandezi sjell përvojë të madhe ndërkombëtare nga karriera e tij si futbollist në klube dhe Kombëtare”, shkruante në vazhdim të njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Interit. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri