Zyrtare/ Nga Partizani në Kroaci, sulmuesi i Kombëtares firmos në Zagreb

Zyrtare/ Nga Partizani në Kroaci, sulmuesi i Kombëtares firmos në Zagreb

Lojtarët e Partizanit

Klevis Dragaj është sulmuesi i ri i Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. 20-vjeçari shqiptar prej verës së 2021 ishte pjesë e Partizanit, ekip me të cilin u shpall edhe kampion në Superligë edicionin e shkuar, duke luajtur në gjashtë ndeshje.

Kanë qenë kroatët ata që pikësën sulmuesin 'pykë', duke e afruar në ekip. Me vlerë 50 mijë euro në treg, klubi i Lokomotivës që njihet për besimin e dhënë te talentet, ka bërë të vetin lojtarin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

"Sulmuesi i ri Klevis Dragaj mbërriti nga Shqipëria! Klevisi është njëzet vjeç dhe është një sulmues “gjakpastër”. Ai luajti për Partizanin, ku në Ligën U21 në 13 ndeshje shënoi 10 gola sezonin e kaluar. Ai ka një paraqitje për kombëtaren shqiptare U21 të cilën e kurorëzoi me gol", njofton klubi kroat.

Klevis Dragaj

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja