Manchester City ka konfirmuar firmën me Omar Marmoush, sulmuesin anësor të blerë për 75 milionë euro nga Eintracht Frankfurt. 25-vjeçari aktivizohet në krahët e sulmit dhe këtë sezon në Bundesligë ka luajtur 17 ndeshje duke shënuar 15 gola dhe asistuar 10 herë.
Sulmuesi egjiptian ka firmosur deri në verën e 2029 dhe do mbajë numrin 7 në fanellë.
"Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt. Sulmuesi 25-vjeçar egjiptian ka përfunduar një lëvizje në 'Etihad Stadium' me një marrëveshje për katër vite e gjysmë, që do të thotë se ai do të qëndrojë në klub deri në verën e vitit 2029", njofton klubi.
Veç Omar Marmoush, këtë afat kalimtar City ka zyrtarizuar edhe Abdukodir Khusanov nga Lille dhe Vitor Reis nga Palmeiras.